Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ç’ndodhi me padinë e Trepçës ndaj Serbisë?

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha Shala, gjatë seancës së sotme ka pyetur për padinë ndaj shtetit serb që kombinati ‘Trepça’, kishte dorëzuar në Dhomën e Veçantë e Gjykatës Supreme.

Ajo ka thënë se kjo Gjykatë nuk i është përgjigjur kësaj padie. Sipas Shalës, kjo mospërfillje e kësaj gjykate në këtë rast tregon për atë se nuk është duke u kryer siç duhet puna e gjyqësorit, pasi që i njëjti kur po është çështja për likuidimin e këtij gjigandit po është aktive, e kur po bëhet fjalë për kompensimin e dëmeve, atëherë sipas Shalës po heshtet.

“Derisa për Trepçën kjo Gjykatë është tepër e kujdesshme, ndërsa nuk ka asnjë përgjigje për padinë e cila është bërë me 14 mars 2011. Besoj që shumica prej jush as që keni qenë në dijeni për këtë padi që është bërë”, ka thënë Berisha-Shala.

Sipas saj, kompensimi i dëmit arrin vlerën prej 881 milionë e 127 mijë dollar. Ajo ka kërkuar nga deputetët që të kenë angazhim më të shtuar lidhur me këtë rast.

“Shqetësimi i ngritur është se kjo gjykatë është duke kryer rolin e saj pse nuk kemi një përgjigje, kujt t’i drejtohet Trepça përveç kësaj gjykate, duke shtuar të gjitha dëmet krimin ekonomik”, ka thënë Berisha-Shala.

Telegrafi,  26.02.2015