Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI firmos marrëveshje me Max Streicher

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri dhe drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher firmosën sot në Mynih të Gjermanisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë. Delegacioni i Ministrisë së Energjisë kryesohej nga Ministri Z. Damian Gjiknuri dhe zv.ministri Z. Dorian Duçka.

Kompania prestigjioze bavareze që operon në fushën e energjisë, do të jetë lideri kryesor i këtij konsorciumi. Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen këtij projekti ndërkufitar me një rëndësi të veçantë për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.

Realizimi i këtij projekti hap mundësi të mëdha për investime të mëtejshme në sektorin e energjisë në Shqipëri, sidomos në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mori pjesë dhe Sekretari i Shtetit për Ekonominë dhe Energjinë për landin e Bavarisë, Franz Jozef Pschiere, i cili shprehu interesin e veçante të Qeverisë së Bavarisë për mbështetjen e këtij projekti.

Në bisedën e zhvilluar mes ministrit Gjiknuri dhe Z. Pschiere u diskutua për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe energjisë midis Bavarisë e Shqipërisë dhe potencialit që ofron Shqipëria në këtë sektor.

Kompania Max Streicher është një nga liderët gjermanë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike ndërsa investimi i kësaj linje interkonjeksioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milionë euro.

Ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.

energjia.al  25.02.2015