Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komuniteti i Energjisë kërkon planin për energjinë e rinovueshme

Sekretariati I Komunitetit të Energjisë I ka kërkuar përsëri sot Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë që të aprovojnë dhe dorëzojnë në Sekretariat planet e tyre kombëtare të energjive të rinovueshme. Kjo është një ndër kërkesat kyç të Direktivës 2009/28/EC mbi promovimin e përdorimit të energjive të rinovueshme, e cila është pranuar nga ministeriali I Komunitetit të Energjisë në 2012. Nëse Shqipëria nuk dorëzon masat që do të marrë për të zbatuar këtë direktivë brenda 2 muajsh, Sekretariati mund ta dorëzojë rastin e Shqipërisë tek Ministeriali me qëllim marrjen e masave për shkak të shkeljes së Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Kjo është masa e dytë që po merr Sekretariati për Shqipërinë. Shqipëria ka premtuar se do të ketë një objektiv për energjitë e rinovueshme deri në 2020. Për të arritur këtë objektiv ajo duhet të aprovojë një plan kombëtar të energjive të rinovueshme. Plani ndan objektivin e përgjithshëm në objektiva sektorialë si dhe specifikon masat që duhen marrë për arritjen e tyre.

Ekolëvizja,  24.02.2015