Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et ballkanase shkatërrojnë ekosistemin

Mania e viteve të fundit për të ndërtuar sa më shumë hidrocentrale duke do të sjellë një sërë problemesh për vendet e Ballkanit pasi ndërhyn direkt në ekosistemet e tyre. Kështu shkruan gazeta prestigjioze “The Guardian” në një artikull të gjatë kushtuar investimeve që po bëhen në ballkan për ndërtimin e hidrocentraleve mbi basenet e lumenjve.

Gazeta ka publikuar një sërë dokumentesh të disa institucioneve të specializuara të cilat theksojnë qartë se ndërtimi i digave të projektuara do të sjellë  shkatërrimin e mjedisit.

Sipas “The Guardian”, në vitet e fundit institucionet financiare të Perëndimit kanë financuar miliona dollarë për ndërtimin e digave në Ballkan, si ndihmë për të nxjerrë rajonin nga kriza energjitike.

Impaktet në mjedis duket se po çojnë në rishikimin e kësaj politike.

“The Guardian” i kushton një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku janë ndërtuar ose janë në proces ndërtimi qindra hidrocentrale, madje dhe në zona apo parqe të mbrojtura.

“Në lumin e Vjosës po tentohet të ndërtohen 8 diga nga kompani të huaja. Qeveria shqiptare po përpiqet në mënyrë private t’i rezistojë këtyre tentativave”, shkruan ajo, duke cituar kryeministrin Edi Rama të thotë se, në 6 muajt e parë të detyrës nuk kalonte ditë në zyrën e tij pa marrë një telefonatë nga kompani shqiptare, europiane apo amerikane që kërkonin të ndërtonin hidrocentrale në Shqipëri.

Ndërsa ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaron se duket sikur të gjithë duan të ndërtojnë nga një digë në Shqipëri. “Institucionet financiare ndërkombëtare nuk kanë qenë në përgjithësi aq të kujdesshme sa do të kishin qenë nëse këto projekte do të ndërtoheshin në oborret e tyre”, citon gazeta kryeministrin Rama, i cili e quan këtë si “kursi i vendeve të varfëra”.

Sipas “The Guardian”, shefi i qeverisë në Shqipëri i ka kërkuar disa prej këtyre instutucioneve, si BERZH, që të financojnë ndermarrjet e vogla bujqësore në vend të hidrocentraleve, por ato hezitojnë.

“Në Kalivac, një digë arriti në stad të avancuar para se polemikat të ndalnin progresin e saj, duke lënë pas një kaba të madhe betoni në brigjet e lumit”, shkruan gazeta, duke cituar edhe specialistë të zonës të thonë se projekti i HEC-it të Kalivacit ka shpyllëzuar 56 hektarë dhe se ndërtimi i tij mund të shndërrohet në një kërcënim për gjithë rajoinin.

Shqiptarja.com  23.02.2015