Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria shuan të tjera borxhe midis operatorëve

VENDIM Nr. 126, datë 11.2.2015

PËR PËRCAKTIMIN E SHUMAVE TË SHUARJES, ME KOMPENSIM, TË DETYRIMEVE NDËRMJET INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE JOBUXHETORE QË FINANCOHEN NGA BUXHETI, KESH, SHA, OSHEE, SHA, DHE MINISTRISË SË FINANCAVE Në zbatim të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr. 8485, datë 12. 5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”, të ndryshuar, dhe të nenit 514 e në vijim, të ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e shuarjes, me kompensim, të detyrimeve të krijuara, të njohura dhe rakorduara mes palëve, sipas përcaktimeve të mëposhtme:
a) Institucionet buxhetore dhe institucionet që financohen nga buxheti, të përcaktuara në aneksin nr.1, të këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, kanë rakorduar detyrimet e energjisë elektrike, në kolonën “total debi e pranuar”, të krijuara deri më 31.12.2014. Këto detyrime ndaj shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a., të shuhen deri në vlerën 9 000 000 000 (nëntë miliardë) lekë. OSHEE, sh.a.-ja, në cilësinë e kreditorit, jep pëlqimin për këtë shuarje.
b) Detyrimet e krijuara deri më 31.12.2014, të OSHEE, sh.a.-së, ndaj KESH, sh.a.-së, për energjinë e lëvruar nga KESH, sh.a.-ja, për furnizimin e konsumatorëve tariforë, të përfshira në aktrakordimin e paraqitur në aneksin nr.2, të këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, të shuhen deri në vlerën 9 000 000 000 (nëntë miliardë) lekë.
c) Detyrimet e krijuara deri më 31.12.2014, të KESH, sh.a.-së, ndaj Ministrisë së Financave, për huatë e marra nga KESH, sh.a.-ja, për të cilat Ministria e Financave ka hyrë në marrëdhënie nënhuazimi, garancie shtetërore apo kredidhënieje, të përfshira në aktrakordimin e paraqitur në aneksin nr.3, të këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, të shuhen deri në vlerën 9 000 000 000 (nëntë miliardë) lekë.

2. Ky vendim dhe akti i akordimit, i nënshkruar ndërmjet palëve, përbëjnë dokumentacionin bazë financiar për kryerjen e veprimeve kontabël dhe mbylljen e llogarive të pagueshme (kreditorët) apo të arkëtueshme (debitorët).

3. Pas përfundimit të veprimeve kontabël, të gjitha institucionet e varësisë njoftojnë titullarët e tyre për shumën e detyrimit të shuar dhe mbylljen e llogarive.

4. Titullarët e ministrive/institucioneve qendrore, që kanë në varësi institucionet e përfshira në aneksin nr.1, njoftojnë Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Financave për shumën e detyrimit të shuar për çdo institucion varësie. Bashkitë dhe komunat njoftojnë ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Financave për shumën e detyrimit të shuar për çdo institucion varësie.

5. OSHEE, sh.a.-ja, dhe KESH, sh.a.-ja, njoftojnë Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Financave për shumën e detyrimit të shuar dhe mbylljen e llogarive.

6. Ngarkohen të gjitha institucionet e përfshira në këtë vendim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

energjia.al  21.02.2015