Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makina elektrike e Apple, një realitet?

Spekulimet se Apple po ndërton një makinë elektrike u përballën me skepticizmin e të gjithëve, por dy raporte të reja sugjerojnë se kjo mund të rezultojë një realitet.

Qindra punojës të Apple po punojnë në fshehtësi të plotë për të zhvilluar një makinë elektrike, raportoi Wall Street Journal. Ky projekt cilësohet me pseudonimin “Titan”, dhe sipas raportit kemi të bëjmë me një makinë tetëvendëshe.

Financial Times shton më tej spekulimet duke deklaruar se disa punojës të iPhone janë transferuar në Luginën e Siliconit për të punuar në këtë projekt sekret. Financial Times tha se Apple kishte punësuar CEO e laboratorit të Mercedes-Benz në Luginën e Siliconit.

Nëse këto raporte provohen të jenë të vërteta, kjo do i jepte kompanisë një profil krejtësisht të ri njëkohësisht duke e bërë rivalin numër një të Google. Edhe nëse çdo gjë me këtë projekt po shkon mëse miri, do të duhen vite gjersa makina Apple të dalë në rrugët e një qyteti.

Ekipi dhe numri i lartë i punojësve të caktuar për të vënë në jetë këtë projekt na bën të mendojmë e Apple e ka marrë shumë seriozisht hyrjen në sektorin e automobilave. Nga ana tjetër edhe prodhuesit tradicional të automobilave po implementojnë teknologji të reja në mënyrë që makinat e tyre të cilësohen “inteligjente”.

Deri tani të gjithë mendonim se hyrja në botën e automobilave të Apple ishte e limituar brenda asaj çfarë do të ofronte platforma “Apple Play Car”. Ky softuer do të sillte implementimin e disa komponentëve të iOS si Siri dhe iTunes në sistemet kompjuterike të kompanisë.

Është e mundur që Apple të bashkëpunojë me prodhuesit e automobilave në këtë projekt. Ndërkohë Google e ka kaluar këtë faze bashkëpunimi teksa afrohet edhe nxjerrja në shitjet e makinës së saj. Gjigandi i shërbimeve thuhet të ketë bashkëpunuar me prodhuesit si Ford, General Motors dhe Toyota. Apple dhe Google mjafton të ofrojnë teknologjinë dhe softuerin, ndërsa prodhuesit tradicionalë do të ndërtojnë automobilat. Një bashkëpunim i një niveli të tillë do të rezultonte në një produkt final inovativ.

Koha Jonë,  21.02.2015