Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Matësit inteligjentë, që muajin tjetër

Instalimi i matëseve inteligjentë do nisë që nga muaji tjetër bënë me dije burimet zyrtare të OSHEE. Ashtu siç është planifikuar edhe më parë instalimi i tyre do të nisë në Autostradën Tiranë-Durrës, më pas në zonën e Bathores, Alliasit dhe zonën së tregut të Medreseja. Gjithsej janë 10 mijë matës që do të instalohen.

Ky proces është atakuar edhe nga opozita se u zhvillua pa tender dhe nuk jepen detaje për koston e tij, ndërsa lihet të nënkuptohet që do të jetë mbështetje financiare e Deutche Telecom. Në njoftimin për shtyp të kryeministrisë thuhet se “Deutsche Telekom ka marrë përsipër zbatimin e projektit pilot për instalimin e 10 mijë matësve inteligjentë në disa zona të Tiranës.
Ne planin e investimeve për këtë vit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) planifikon të instalojë 53 mijë matës të rinj, nga të cilat 13 mijë në zonën e Bathores dhe Paskuqanit dhe pjesa tjetër prej 40 mijë matësish në rajonet e tjera të vendit. Burimet në Ministrinë e Energjetikës bëjnë me dije se, zonat informale janë të patrajtuara me investime dhe mungojnë tërësisht matësit.
Rrjeti i shpërndarjes në këto zona është shumë i dobët për shkak edhe të lidhjeve të jashtëligjshme. Ndaj këtë vit zonat informnale do të jenë në qendër të vëmendjes si për arkëtimet dhe investimet. OSHE planifikon deri në fund të vitit 2016 ë instalojë mbi 300 mijë matës, të cilët do të blihen nga kredia e Bankës Botërore. Kjo do të bëjë të mundur që të gjithë konsumatorët të pajisën me matës të rinj që të masin saktë. Por Ministria e Energjetikës pretendon se për të sjellë në parametra normal rrjetin i shpërndarjes i duhen afërsisht 1 miliard dollarë.
Revista Monitor,  20.02.2015