Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompanitë fillojnë të rrisin çmimin e naftës

Disa nga kompanitë e karburanteve kanë filuar rritjen me 5 lekë të çmimit të karburanteve. Sipas vazhgimit të “Monitor” gjatë fundjavës dy-tre kompani kanë rritur çmimet e naftës dhe benzinës në pompë me 3-5 lekë. Rritjen e çmimeve e kanë filluar Elda dhe Tea ndryshe nga herët e tjera ku fillimisht rriste çmimin shoqëria me peshë dominante në treg Kastrati dhe ndiqej nga shoqëritë e tjera. Pritet reagimi i shoqërive të tjera ditët e ardhshme.

Kjo është rritja e parë e çmimit pas më shumë se 6 muajsh dhe vjen pasi tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës bruto preku fundin javën e kaluar dhe filloi rritja e çmimit. Gjithashtu në janar të këtij viti hyri në fuqi rritja e taksës së qarkullimit me 12 lekë(me TVSH) e cila nuk u reflektua menjëherë nga kompanitë për shkak se vijonte trendi zbritës i çmimeve në tregun ndërkombëtar.

Ndërkohë sipas pohimeve të kryetares së Autoritetit të Konkurrencës për Monitor deri në fundjavën e kaluar pritej dalja e një vendimi konkludues të Komisionit të Konkurrencës. Sipas burimeve të “Monitor” nga Shoqata e Hidrokarbureve pretendohet se nuk do të ketë ndëshkim me gjobë por vetëm masa rekomanduese të Komisionit.

Revista Monitor, 09.02.2015