Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Drejt mbylljes impiantet e naftës

Cilësia e naftës që ble konsumatori vihet gjithmonë e më shumë në pikëpyetje. Vetë ministria e energjisë pranon se ka gjetur në këtë sektor një situatë kaotike ku impiante të shumta përpunojnë naftë bruto, gjë e cila nga pikëpamja teknike është pamundur, nafta bruto përpunohet vetëm në rafineri. Dritan Spahiu thotë se sektori i impianteve të naftës dhe gazit, apo rafinerive ka qenë më informali deri më sot. Nuk ka asnjë të dhënë se sa është numri i impianteve përpunuese në Shqipëri, edhe pse mendohet se janë me dhjetëra. Për këtë arsye me ligjin e ri Ministria e Energjisë ka vendosur të licencojë të gjithë këto biznese.

Afati i fundit për tu pajisur me licencë është data 23 shkurt, pas kësaj date të gjitha rafineritë dhe impiantet do të mbyllen. Kompanitë private duhet të paraqesin dokumentacionin teknik në Ministrinë e Energjisë dhe lejen mjedisore, pasi ka shumë raste ku impiantet e përpunimit ndodhen në zona të banuara. Vetë ministria pranon se deri tani numri i bizneseve që kanë kërkuar të licencohen është mjaft i ulët.

Vizion Plus,  30.01.2015