Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Panariti: Po rikthejmë energjinë në hidrovorë

Mungesa e energjisë në hidrovorë si pasojë e defekteve që shkaktuan shirat e rrëmbyer gjatë mbrëmjes, rrezikon të sjellë përmbytje në disa zona të vendit, ku situata më problematike paraqitet në Novoselë të Vlorës.

Lumi i Vjosës është në pikë kritike, pas kanë kaluar kuotat maksimale të prurjeve duke rrezikuar përmbytjen e Novoselës.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë telefonik për A1 Report, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tha se nëse nuk do të sigurohet furnizimi me energji elektrike i hidrovorëve atëherë do të jetë e detyrueshme evakuimi i banorëve dhe bagëtive.

Kreu i Komunës së Novoselës, Kanan Shakaj sqaroi për A1 Report se situata e përmbytjeve aktualisht nuk vjen nga reshjet e shiut, por nga prurjet që Vjosa sjell me intensitet nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra.

Ora 12:40 Panariti: Gjithçka për të rikthyer energjinë në hidrovorë, shmangim evakuimin

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti i cili është nisur drejt zonave më problematike si pasojë e përmbytjeve, shprehu nevojën emergjente për rikthimin e energjisë elektrike në hidrovorë për të mundësuar sa më shpejt tërheqjen e ujit.

“Hidrovorët janë pa energji elektrike prej mbrëmjes si pasojë e defekteve në linjë. Jam në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE që të vendoset menjëherë energjia elektrike. Nëse nuk do të furnizohet hidrofori dhe për 2-3 orë do të kemi situata të pashmangshme përmbytjesh. OSHEE më ka siguruar që do të kthehet energjia. Unë me stafin po ndjek situatën nga afër, nga një hidrofor tek tjetri, po shikojmë kanalet që të kullojnë ujërat normalisht. Nëse nuk kthehet energjia do të evakuojmë popullatën dhe bagëtinë, për momentin nuk jemi në një skenar të tillë.

Në Shkodër dhe Lezhë hidrofori punon. Situata është nën kontroll, ujërat po tërhiqen dhe po shkarkohen nga hidrovorët normalisht.

Në Fier dhe në Durrës, hidrovorët nuk po punojnë”, u shpreh ministri Panariti për A1 Report.

Shqiptarja.com  31.01.2015