Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti, ndërprerje energjie në disa qytete

Moti i keq me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme në qarkullimin detar në portin e Durrësit. Forca e detit ka qenë mbi 6 ballë, çka ka sjellë vonesa në ankorimin e anijeve në këtë port, ndërsa janë marrë të gjitha masat që të mos lejohet asnjë anije apo peshkarexhë të dalë në det të hapur. Erërat e forta kanë shkaktuar probleme të furnizimin me energji elektrike në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera si Durrës, Korçë, Gjirokastër e Lushnjë. Disa zona të kryeqytetit aktualisht nuk furnizohen me energji elektrike, ndërsa në disa të tjera ka pasur problem me qarkullim rrugor për shkak të përmbytjes së rrugëve. Në Gjirokastër, për shkak të shirave të dendur, aksi i Viroit është bllokuar dhe në rrugë ka prurje gurësh e dherash.

Gazeta Shqip,  31.01.2015