Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minierat, mbyllen 119 grykë galerish

Galeritë e minierave të vjetra ndër vite kanë qenë të rrezikshme dhe kanë marrë jetë njerëzish. Por sipas drejtorit të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, Rrapush Tola, gjatë këtij viti janë mbyllur 119 grykë galerish që përbënin rrezikshmëri të lartë për banorët e zonave të tyre.

“Nisur nga situata në minierat e vjetra e të braktisura prej vitesh, ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën, me fondin e qeverisë shqiptare vitin e kaluar u bë e mundur mbyllja e 119 grykëve në gjithë territorin e Shqipërisë. Prej tyre 53 ishin në Korçë, 40 në Pogradec, 13 në Librazhd, 9 në Tiranë dhe 4 në Tepelenë. Ishin galeritë me rrezikshmërinë më të lartë për aksidente të tilla”, deklaroi Tola.

Gjithashtu, drejtori Tola bëri të ditur se në buxhet janë parashikuar edhe 40 milionë lekë të reja, për të vijuar me fazën tjetër të mbylljes së galerive, të cilat paraqesin rrezikshmëri më të ulët.

Sipas tij, janë dhe 500 grykë galerish që janë më të vogla, më të cekëta, por që e mira është që dhe ato të mbyllen hap pas hapi pasi paraqesin rrezik.

Top Channel, 30.01.2015