Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça, pasuri britanike?

Autori i librit “Lufta për Trepçën – sipas dokumenteve britanike”, në një shkrim autorial për Telegrafin, thotë se britanikët janë juridikisht pronarë të “Trepçës”.

Për herë të parë në historinë bashkëkohore të xehetarisë dhe industrisë, emri “Trepça” figuron me rastin e regjistrimit të saj si kompani britanike më 9 dhjetor 1927 në Londër. “Trepca Mines Limited” ishte pjesë e një kompanie të madhe, “Selection Trust”, pronar i së cilës ishte Alfred Chester Beatty.

E drejta e shfrytëzimit të minierës britanikëve u është ndërprerë në mënyrë të paligjshme në vitin 1941 e deri më 1944, kur gjermanët, për shkak të rëndësisë që kishte “Trepça”, okupuan vetëm këtë pjesë të Kosovës.

Britanikët, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me të drejtë tentuan që të ktheheshin në pasurinë e tyre në “Trepçë”, por kjo gjë nuk ju mundësua nga regjimi i ri komunist i Titos. Kompania “Trepça Mines Limited” kurrë nuk e pranoi këtë padrejtësi. Ndërsa, britanikët edhe sot mund të argumentojnë fare lehtë se “Trepça” është pasuri e tyre dhe se që nga viti 1941 e deri sot është duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Mu për këtë, në Kosovë, më 2010, erdhi princi Michael i Kentit që AKP-së i thotë se “Trepça” është pasuri e tyre.

Dauti në shkrimin e tij përmend edhe shumë fakte tjera interesante, se kush ishin tre aksionarët shqiptarë në “Trepçë”, se si u tmerruan britanikët kur më 1945 panë se si partizanët eksploatonin pasuritë e saj, se si janë shkelur nga komunistët rregullat dhe ligjet me rastin e nacionalizimit të kësaj pasurie, për vitet sa kishin të drejtë britanikët në “Trepçë” dhe se si ata mund t’ua mbyllin gojën të gjithë pretendentëve të “Trepçës”. Sipas tij, nga kthimi i pronësisë së “Trepçës” tek britanikët do të përfitonin të gjithë.

Telegrafi,  30.01.2015