Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Për Trepçën duhet ekspertizë ndërkombëtare

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se establishmentit politik iu dërgua një masazh nga populli i frustruar me gjendjen në vend.

Viets në një intervistë për Kosova Sot thotë se për “Trepçën” duhet ekspertizë ndërkombëtare, ndërkaq për anëtarët serbë të Qeverisë thotë se duhet t’i japin llogari vetëm Kuvendit të Kosovës.

Ajo në këtë intervistë thotë se opozita dhe ekzekutivi t’ua kthejnë shpresën njerëzve.

Ambasadorja gjermane ka folur edhe për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

“Kush hyn (në Gjermani) pa një vizë valide, parimisht do të kthehet. Shpenzimet e kthimit i bart personi përkatës. Nëse ai nuk mund t’i paguajë shpenzimet e fluturimit, ai prapëseprapë do të kthehet dhe në të ardhmen nuk do të mund të hyjë, derisa t’i ketë paguar ato.”

“Kuota mbrojtëse në rastin e parashtruesve të kërkesave për azil nga kosovarët është po ashtu vetëm 1 %, që do të thotë se 99 % e kërkesave refuzohen”, tha Viets.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  30.01.2015