Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ligji që parandalon likujdimin e Trepçës

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka njoftuar mediat se tashmë e ka dekretuar Ligjin nr. 05/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, të miratuar në seancën plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës, më 19 janar 2015.

“Qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Republikës së Kosovës të parandalojë likuidimin e Trepçës”,-ka deklaruar Jahjaga, duke shtuar se kjo pasuri e patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, do të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Jahjaga shprehet gjithashtu se ky ligj do t’i mundësojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për këtë aset vital të Republikës së Kosovës që do të rrisë prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj.

Revista Monitor,  30.01.2015