Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Impiantet ilegale të naftës, afati 23 shkurt

Shumë impiante të përpunimit të naftës operojnë jashtë sferës së monitorimit të shtetit, duke mashtruar qytetarët kur përpunojnë naftë bruto dhe e hedhin në treg për konsumatorët, apo duke dëmtuar mjedisin në zonat ku operojnë.

Duke synuar vënien nën kontroll të këtij sektori ilegal, ligji i ri për përpunimin e naftës rivendos kriterin për licensim të aktivitetit të impianteve të naftës duke i detyruar ato të pajisen me leje mjedisore dhe plotësuar një sërë detyrimesh të tjera.

“Kush do të funksionojë si impiant i përpunimit të hidrokarbureve ose duhet të licensohet si i tillë ndryshe do të mbyllen që të gjithë, ka qenë problem i vazhdueshëm, janë evidentuar dhe shkurti është afati i fundit, përndryshe vepron ligji”, tha ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Ligji i miratuar në muajin korrik, parashikon një periudhë tranzitore prej 6 muajsh, në mënyrë që impiantet ekzistuese të plotësojnë dokumentacionin dhe të aplikojnë për marrjen e licensës së përpunimit, afat që përfundon më 23 shkurt.

Impiantet e përpunimit të naftës kanë qenë shqetësim vecanërisht për zonën e Fierit ku qytetarët janë ngritur shpesh dhe në protesta kundër vënies së tyre në funksion, për shkak të sasisë së madhe të gazrave që lëshojnë në mjedis.

Top Channel,  29.01.2015