Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EFT humbet dominancën në tregun e energjisë

Kompania zvicerane e energjisë elektrike EFT ka humbur dominimin e saj në tregun e energjisë elektrike që blen Operatori i Shpërndarjes për mbulimin e humbjeve. Për muajin shkurt 2015 EFT ka fituar vetëm 32 për qind të tregut i cili duket se ka një shpërndarje mes 4 shoqërive nga 14-30 për qind.

Ndërkohë edhe në ankandin e muajit shkurt vihen re diferenca të mëdha(rreth 6 euro) mes fituesit të parë Axpo me çmim më të lirë(51.6 euro për megavaorë) me fituesit e tjerë duke filluar nga hyrësi më i ri në treg Antix shpk(56.9 euro për megavaorë) dhe tregtarët e tjerë të energjisë si Gen-I(57.15) dhe GSA(57.3). Humbjen e tregut EFT e “ngushëllon” me çmimin më të lartë 57.4 eur/MËh.

Sipas njoftimit të OSHEE totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01-28.02.2015 është 188,160 MËh dhe e konvertuar në vlerë monetare është 10.747 milionë euro (vlera pa TVSH).

ipas njoftimit për shtyp të OSHEE “në zbatim vendimin Nr.30, date 23.03.2011, te Bordit te Komisionereve te ERE-s, komisioni i Blerjes së energjisë elektrike, ne zbatim te urdherit Nr. 1330 prot, date 22.01.2015 te Administratorit te OSHEE sha, Z. Adrian Çela me subjekt “Per krijimin e Komisionit te Blerjes se energjise elektrike per mbulimin e humbjeve ne sistemin e shperndarjes per periudhen 01.02.2015 – 28.02.2015”, ne datat 23.01.2015 deri ne 27.01.2015, zhvilloi procedurën e blerjes së energjisë elektrike duke ftuar të marrin pjesë shoqëritë tregtare dhe prodhuese që plotësonin nenin 10 të“Rregullat dhe procedurat e blerjes nga KESH sh.a. së energjisë elektrike, nga tregtarët vendas dhe të huaj” për të paraqitur ofertat e tyre”.

Pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare dhe/ose prodhuese, komisioni i blerjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Shoqerite qe shprehen interes ne daten 26.01.2015 jane si me poshte: Shoqeria GEN-I Tirana shpk, Shoqeria GEN-I Beograd doo, Shoqeria GEN-I Athens, Antix sh.p.k, Shoqeria AXPO a.g., Shoqeria AXPO Albania, Shoqeria GSA shpk, Shoqeria EFT AG.

Më pas komisioni i blerjes vazhdoi procedurat e vleresimit dhe te negocimit me 8 shoqerite prodhuese/tregtare që paraqitën interes në procedurën e zhvilluar nga OSHEE sh.a. më datë 26.01.2015 për ”Blerje e energjisë elektrike për periudhën 01-28.02.2015”.

Në përfundim të fazave të negocimit dhe me qëllim blerjen e energjisë elektrike të planifikuar për t’u blere nga OSHHE sh.a. per periudhen 01-28.02.2015 prej 188,160 MWh, më datë 27.01.2015 komisioni percaktoi fituesit: AXPO d.o.o Beograd, ANTIX sh.p.k, GEN-I Tirana sh.p.k; GSA shpk dhe EFT AG dhe me konkretisht si më poshtë:

  1. Shoqeria AXPO doo Beograd: Kapaciteti: 6 MW; Sasia: 4,032 MWh; Çmimi/njesi: 51.60 Euro/MWh; Vlera totale: 208,051 Euro;
  2. Shoqeria ANTIX sh.p.k.: Kapaciteti: 40 MW; Sasia: 26,880 MWh; Çmimi/njesi: 56.90 Euro/MWh; Vlera totale: 1,529,472 Euro;
  3. Shoqeria GEN-I Tirana sh.p.k.: Kapaciteti: 60 MW; Sasia: 40,320 MWh; Çmimi/njesi: 57.15 Euro/MWh; Vlera totale: 2,304,288 Euro;
  4. Shoqeria GSA sh.p.k.: Kapaciteti: 85 MW; Sasia: 57,120 MWh; Çmimi/njesi: 57.30 Euro/MWh; Vlera totale: 3,272,976 Euro;
  5. Shoqeria EFT AG: Kapaciteti: 89 MW; Sasia: 59,808 MWh; Çmimi/njesi: 57.40 Euro/MWh; Vlera totale: 3,432,979 Euro;

Shoqerise EFT AG nuk iu pranua sasia prej 31 MW ne profilin band per shkak te plotesimi te sasise se kerkuar, kurse Shoqerite GEN-I Beograd, GEN-I Athens dhe Axpo Albania u skualifikuan, pasi sasia e energjise elektrike e kerkuar per tu blere nga OSHEE sh.a. per periudhen 01-28.02.2015, u plotesua nga shoqerite e mesiperme me cmim/njesi me te ulet.

Kontratat e mësipërme pritet të nënshkruan perpara dates 31 Janar 2015.

OSHEE thotë se në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë AXPO d.o.o Beograd, ANTIX sh.p.k, GEN-I Tirana sh.p.k; GSA shpk dhe EFT AG do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike në OSHEE sh.a., sipas kushteve të përcaktuara.

Revista Monitor,  29.01.2015