Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshjet e OSHEE do diskutohen me KESH dhe OST

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme marrëveshjet e reja të operatorit të Shpërndarjes me dy operatorët e tjerë, prodhimit dhe trasmetimit. Sipas njoftimit për shtyp të ERE-s ditën e hënë datë 02.02.2015 ora 10:00 zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëvë.

Çështjet kryesore lidhen me disa marrëveshje si ajo “Per Sigurimin e Sherbimeve Ndihmese dhe te Balancimit te Sistemit Elektroenergjitik “ midis OST sh.a dhe KESH sh.a, marreveshjes per “ Shit-Blerjen e Energjise Elektrike per Mbulimin e Humbjeve Teknike ne Sistemin e Transmetimit”, marreveshjes se sherbimit te transmetimit te energjise elektrike midis OST sh.a dhe OSHEE sh.a si dhe marreveshjes per furnizimin me energji elektrike ndermjet shoqerise KESH sh.a ( Furnizues Publik me Shumice) dhe shoqerise OSHEE sh.a( Furnizues Publik me Pakice)per vitin 2015.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të diskutohet edhe mbi kërkesën e shoqërisë “FATLUM”sh.p.k., për liçensim në aktivitetin e Prodhimit te Energjise Elektrike nga Hec “Perrollaj”.

Revista Monitor,  29.01.2015