Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova miraton pr/ligjin për energjinë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot dy projektligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, njëri për financimin e reformës shëndetësore dhe tjetri për efiçiencën e energjisë dhe energjinë e ripërtërishme.

Ndërsa për reformën shëndetësore marrëveshja parashikon një kredi 16,5 milionë eurosh, për projektin e efiçencës në energji kredia kap 20,1 milionë euro. Që të dyja janë shumë të favorshme – afati i kthimit për 25 vjet dhe 5 vite periodë, shkruan RTK-ja.

Në mbledhjen e sotshme Qeveria ka miratuar edhe Rregulloren për procesin e përkthimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Rregullorja përcakton procedurat e përkthimit, koordinimit të procesit të përkthimit, si dhe të unifikimit të terminologjisë të acquis të BE-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe të zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Revista Monitor,  28.01.2015