Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fino: HEC-i i Devollit, gabim i qeverisë së kaluar

Deputeti socialist Bashkim Fino ka kërkuar nga zv/ministri i Energjetikës përgjegjësit për moszbatimin e kontratës lidhur nga qeveria e djathtë me kompaninë Statkraft, në lidhje me hidrocentralin e Devollit.

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua për një shtojcë të tretë të kontratës së koncesionit, që tashmë i kalon kompanisë koncensionare Statkraft, detyrën për të kryer infrastrukturën plotësuese për këtë projekt, në kushtet kur sipas kontratës origjinale këtë detyrim e kishte qeveria.

Ilir Bejtja: Kjo infrastrukturë ka qenë detyrimi i qeverisë shqiptare për t’u ndërtuar nuk është buxhetuar as në vitin 2012 as në vitin 2013 dhe për rrjedhojë si pasojë e buxhetit aftamesëm, as në 2014.

Bashkim Fino: Na mban një vit përgjegjësi përse këto fonde nuk janë parashikuar në buxhetin e 2013 dhe 2014 dhe 2015-tës.

Ilir Bejtja: Në buxhetin e vitit 2013 nuk ka pasur asgjë qindarkë të parashikuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e infrastrukturës zëvendësuese.

Bashkim Fino: Por a duhet të mbaj njëri përgjegjësi për këto miliona lekë dhe për këto dëme që i shkaktohen ekonomisë shqiptare. Unë mendoj se s’duhet të mbajnë përgjegjësi. Në qoftë se ecim me një standard. Po mbulojmë gabimet e këtyre që janë sot në opozitë dhe votojmë, unë nuk jam dakord.

Në përfundim të seancës deputetët votuan pro shtesës për koncensionin, ndërsa Bashkim Fino abstenoi.

Shqiptarja.com  28.01.2015