Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Skandali” i naftës, në duart e EULEX-it

Derisa drejtuesja e re Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, të vërë në shina institucionin që ka marrë përsipër ta drejtojë, do të vijojë të mbetet dilemë fakti nëse MTI –ja ka drejtuar mafinë, apo mafia MTI-në.

Ky është opinioni i naftëtarëve dhe i ekspertëve laboratorikë. Kaq shumë janë shkeljet ligjore të ish-ministres së MTI-së, Mimoza Kusari– Lilës dhe pasardhësve të saj, sipas zyrtarëve të këtij institucioni, saqë lë të dyshohet se krimi i organizuar e ka burimin në këtë institucion.

Tashmë është fakt që cilësia e naftës nuk kontrollohet dhe kjo është bërë me bekimin e ish-ministres Kusari -Lila.

“Kontrollimi i cilësisë në Kosovë është obligim. Brenda 24 orësh në Kosovë minimum hyjnë 1.5 milion litra derivate, kurse vetëm rreth tre për qind kontrollohet cilësia. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka pasur interes që ta kontrollojë cilësinë”, ka thënë për mediat së fundmi kreu Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, shkruan Kosova Sot.

Telegrafi, 27.01.2015