Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia insiston të bisedojë për Trepçën

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Marko Gjuriq, insiston se do të ketë bisedime rreth pasurisë kombëtare të Kosovës.

Siç tha ai, në Bruksel më 9 shkurt do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, si dhe rreth të gjitha pronave, e jo vetëm për gjigantin metalurgjik “Trepça”.

“Trajtimi i çështjes së pronave është një pjesë kyçe dhe thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Duam që të diskutojmë për tema serioze, ndërsa ditëve në vazhdim do të kemi bisedime përgatitore në Bruksel”, tha Gjuriq për mediat serbe.

Ndërsa rreth protestave të fundit në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, Gjuriq, tha se ato kanë lind shkaku i problemeve ekonomike dhe pakënaqësisë së qytetarëve me udhëheqësit e tyre.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.01.2015