Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama takon drejtorin e sekretariatit të energjisë

Prioritetet e Shqipërisë në fushën e energjisë kanë qenë në qendër të takimit të drejtorit të Sekretariatit të Energjisë Kopač me kryeministrin Rama dhe ministrin e energjisë Gjiknuri si dhe kryetarin e komisionit parlamentar të veprimtarive prodhuese Eduard Shalsi.

Sipas një njoftimi nga Sekretariati i Traktatit të Energjisë takimi është zhvilluar me 26 Januar dhe është diskutuar paketa e tretë e energjisë si dhe prioritetet e presidences shqiptare të Traktatit të Energjisë që përkon me 10 vjetorin e këtij organizimi të rëndësishëm.

Sipas njoftimit drejtori Kopač është shprehur se “Shqipëria është një nga vendet drejtuese në reformat në fushën e energjisë në Ballkanin perendimor. Vendi ka bërë progres domethënës në rritjen e arkëtimeve dhe mbledhjen e borxheve të cilat kanë qenë në nivele shumë të ulta dhe ka nisur reformat drejt ekonomisë së vërtetë të tregut. Takimi për ligjin “Për energjinë elektrike” me pjesëmarrjen e palëve të interesit është një tjetër dëshmi e përpjekjeve të sekretariatit të energjisë për të siguruar zbatimin e paketës së tretë rregullatore në përputhje me kuadrin ligjor sa më shpejt që është e mundur.”

Revista Monitor,  27.01.2015