Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri takon ambasadorin Lu

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Z. Donald Lu.

Z.Gjiknuri e njohu ambasadorin me situatën aktuale dhe masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të rimëkëmbjes së sektorit energjetik. Në vlerësimin e Z. Gjiknuri, qytetarët e ndershëm po e mbështesin gjithnjë e më fort rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

“Reforma në sektorin energjetik është një reform e vështirë e cila kërkon kohën e saj, që të mund të japë efektet e plota”, tha Z.Gjiknuri duke shtuar se projekti i qeverisë synon që në vitin 2018, sektori të mos ketë më humbje financiare.

Z. Gjiknuri u ndal më pas tek nevoja për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, forcimi i lidhjeve të interkonjeksionit me vendet fqinje dhe diversifikimi i burimeve.

Ambasadori Lu i konsideroi të rëndësishëm dhe ambicioz hapat e ndërmarrë deri më tani nga qeveria sa i takon rritjes së arkëtimeve të energjisë elektrike dhe përmirësimit të situatës financiare.

Ambasadori garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe përmes asistencës së USAID-it për reformën në sektorin energjetik.

Z.Lu e konsideroi ndërkaq projektin e gazsjellësit TAP me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit në tërësi. “Gazsjellësi TAP e vendos Shqipërinë në një pozicion kyç dhe ndryshon hartën energjetike”, u shpreh Z.Lu duke garantuar për mbështetjen amerikane të këtij projekti.

Ministri Gjiknuri dhe ambasadori Lu ndanë të njëjtin vlerësim për nevojën e rritjes së numrit të kompanive amerikane që investojnë në ekonominë shqiptare dhe konkretisht në fushën e hidrokarbureve, energjisë dhe industrisë minerare. Z.Lu tha se Shqipëria ofron potenciale të cilat mund të jenë interesante për sipërmarrësit amerikanë duke i shërbyer ekonomisë së të dyja vendeve.

energjia.al  28.01.2015