Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, dhe ZRRE kundër rritjes së energjisë

Heqja e TVSH-së në energjinë elektrike dhe ulja e tatimit në thëngjill janë dy kërkesat që janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka përkrahur dy kërkesa që grupi i OJQ-ve i ka dorëzuar në Kuvend së bashku me rreth 33 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kanë kundërshtuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, transmeton sot RTK-ja.

Peticioni kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është shqyrtuar të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Ky Komision ka vendosur të procedojë për shqyrtim në Kryesinë e Kuvendin peticionin e nënshkruar nga rreth 33 mijë nënshkrime kundër shtrenjtimit të energjisë.

Ky peticion kërkon që të ulet çmimi i energjisë elektrike, pasi konsideron se është bërë në mënyrë të kundërligjshme rritja dy herë brenda tre muajve të vitit të kaluar.

Revista Monitor, 27.01.2015