Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përgjysmohen importet e karburanteve

Importet e karburanteve shënuan një rënie të beftë në muajin dhjetor, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Gjatë dhjetorit u importuan pak më shumë se, 25 mijë tonë. Kjo vlerë është 57 për qind më e ulët se, e dhjetorit të vitit që shkoi dhe 45 për qind më i ulët se, e muajit nëntor.

Në këto vlera importi i karburanteve ka shënuar vlerën më të ulët mujore gjatë gjithë 2014 dhe në të gjithë dhjetorët e tjerë duke nisur që nga 2008. Çmimi i ulët në tregjet ndërkombëtare, duket se është arsyeja kryesore pse importet u kufizuan. Importuesit bëjnë me dije se, i reduktuan furnizimet në dhjetor në pritje të çmimeve edhe më të ulta.

Kjo në fakt është një sjellë tipike e blerësve kur ulen çmimet. Çmimet në ulje frenojnë blerjet në pritje të uljeve të mëtejshme, duke ushtruar kështu presion në rënin e konsumit, por edhe në rënien e mëtejshme të çmimeve

Në tërësi viti 2014 shënoi importe 1 për qind më të ulta të karburanteve se, 2013. Gjatë vitit që shkoi u importuan 459,829 tonë nga 454,946 tonë që ishte importi I 2013.

Konsumi final I karburantit nuk është ndikuar nga sjellja e çmimeve. Të dhënat nga shitja me pakicë në tremujorin e tretë të vitit 2013 tregojnë se konsumi në këtë produkt është rritur me 4%.

Revista Monitor, 27.01.2015