Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PD, amendamente për naftën dhe energjinë

Partia demokratike nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku ka njoftuar se do të paraqesë që sot në kuvend dy amendamente të cilat konsistojnë në ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar: Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin e mëparshëm, dhe amendamenti i dytë propozon uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike. “Ulja e dy taksave të sipërpërmendura është vetëm hapi i parë në sprapsjen e politikës së futjes së duarve të qeverisë në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrjes që ka sjellë edhe asfiksimin e ekonomisë kombëtare dhe individuale, siç e thekson sot edhe raporti prestigjioz i Heritage foundation,”- tha Tabaku. Po ashtu në deklaratën e saj Tabaku ka njoftuar se në rast se nuk do të merren parasysh kërkesat që PD bën për shqyrtimin e dy amendamenteve atëherë qeveria do të përballet me përshkallëzim të protestave qytetare.

Shqiptarja.com  27.01.2015