Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rënia vjetore e çmimit të naftës, 19%

Teksa në vend është ndezur debati lidhur me çmimin e lartë të karburanteve në raport me vendet e rajonit dhe Europës, në pikat e pakicës ditët e fundit është konstatuar një tjetër rënie e çmimit, të naftës e benzinës, me rreth katër lekë për litër.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, kompania më e madhe e naftës në vend, një litër naftë kushton 158 lekë, nga 162 lekë që kushtonte më parë. Edhe benzina blihet me katër lekë më lirë, 161 lekë, nga 165 lekë që ishte më parë.

Pothuajse të njëjtat çmime, me një diferencë prej një lekë për litër, ka dhe operatori i dytë më i madh në treg Elda.

Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, kur nafta arriti mesatarisht në 188 lekë, teksa hyri në fuqi rritja e taksës së qarkullimit me 7 lekë për litër, çmimet e këtij produkti kanë rënë me 19%, me ritme më të ulëta se në tregjet ndërkombëtare, ku kanë zbritur me rreth 50%.

Rritja për të dytin vit radhazi e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër në janar 2015 është një faktor që ka ndikuar në ritmin e ulët të rritjes së çmimeve.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës është në fund të hetimit të thelluar për tregun e karburanteve, nëse ka abuzim me pozitën dominuese dhe fiksim të çmimeve nga tre sipërmarrjet më të mëdha në këtë fushë në vend.

Një renditje e globalpetrolprices.com, e publikuar nga Monitor pak ditë më parë tregonte se një litër naftë në Shqipëri kushtonte 36% më shumë se mesatarja globale.

Në një renditje e 181 vendeve nga çmimi më i ulët naftës tek ai më i larti që afrohet aktualisht në rang global, Shqipëria renditet e 134 –ta nga një vëzhgim që ka bërë faqja online

Përllogaritjet e Global Petrol Price tregojnë se, aktualisht çmimi mestar i naftës në rang global është 0.97 USD për litër, ndërsa në Shqipëri e njëjta sasi kushton 1.32 USD.

Revista Monitor, 26.01.2015