Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pezullohet greva e minatorëve të Trepçës

Greva e 250 minatorëve në Trepçë është pezulluar për një muaj, për t’i lënë kohë qeverisë qe të sjellë vendimin se kjo ndërmarrje nuk do të privatizohet. Pezullimi i përkohshëm u vendos pas negociatave mes minatorëve grevistë dhe menaxherit të Trepçës Ahmet Tmava. Ky i fundit, tha se “brenda këtij afati njëmujor qeveria do të raportojë për rrjedhën e hapave dhe procedurave lidhur me statusin e Trepçës”. Riorganizimi i mënyrës së menaxhimit të Trepçës u kthye në “mollë sherri” mes Kosovës dhe Serbisë, çka ka sjellë dhe reagimin e Brukselit zyrtar. Kjo çështje mund të jetë dhe pjesë e bisedimeve gjatë takimit të radhës mes mustaqes e Vuçiç në kuadër të negociatave.

Vizion Plus,  22.01.2015