Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në Xarrë mungon energjia, shkak amortizimi

Disa mijëra banorë në komunën Xarrë kalojnë orë të tëra në ditë pa energji për shkak të sistemit shpërndarës plotësisht të amortizuar.

Luhatjet e vazhdueshme të energjisë kanë nxjerrë jashtë funksionit qindra pajisje elektro-shtëpiake dhe makineri industriale.

Banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën nacionale që çon drejt pikëkalimit kufitar të Qafë-Botës për të bërë apel për zgjidhje, por situata vjen duke u përkeqësuar.

Xarra, komuna e njohur e mandarinave, limonëve e ullinjve ka disa dhjetëra biznese fermerësh që po dëmtohen prej luhatjeve të energisë elektrike. Ata numërojnë pompa të shumta vaditjeje të nxjerra jashtë funksionit.

Që prej kohës kur në këtë komunë nuk është investuar më në rrjetin shpërndarës, popullsia mendohet se është 3-fishuar, ndërsa ngarkesa mbi të njëjtin rrjet të ndërtuar rreth viteve ‘70 është rritur me 10 herë. Në Xarrë banorët thonë se e paguajnë energjinë në masën 70 për qind.

Top Channel,  23.01.2015