Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IQT gjobit subjekte të tregtimit të karburanteve

Inspektorati Qendror Teknik publikon listën e subjekteve ndaj të cilave janë marrë masa me gjobë për mosrespektim të detyrimeve dhe kërkesave ligjore sa i takon treguesve të cilësisë dhe sigurisë në tregtimin e lëndëve hidrokarbure. Gjatë muajit nëntor 2014, Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit ka vendosur masën e gjobës për 43 subjekte tregtimi. Gjatë kontrollit në këtë muaj, në 31 prej këtyre subjekteve janë konstatuar mungesa ose mangësi të dokumentacionit tekniko-ligjor ndërsa për 12 raste ka patur probleme me standardin e pikës së flakërimit apo përqindjes së squfurit.

Gjatë muajit dhjetor 2014, pas kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit janë vendosur 18 gjoba. Gjatë kontrollit në këtë muaj në 11 raste u konstatua mungesë e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe në shtatë raste probleme me treguesit e pikës së flakërimit dhe përqindjen e squfurit.

Inspektoriati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv. Në kuadër të transparencës me publikun, IQT publikon prej muajsh rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masë ndëshkimore.

Gjobat e nëntorit 2014

Gjobat e dhjetorit 2014

energjia.al  22.01.2015