Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti për implementimin e matësave inteligjentë

Në kuadër të masave shtrënguese për pagesat e energjisë elektrike qeveria angazhohet nëpërmjet ligjit të ri për energjinë Elektrike të insistojë matëset inteligjentë. Projekti do të ketë shtrirje 10 vjeçare.

“Implementimi i sistemeve matëse inteligjente është subjekt i një vlerësimi paraprak ekonomik, i cili duhet të marrë në konsideratë të gjitha kostot afatgjata dhe përfitimet që do të ketë tregu dhe klientët, duke përfshirë gjithashtu edhe formën e matjes inteligjente që do të përzgjidhet, e cila duhet të jetë ekonomikisht më efektive dhe me afatin kohor më të përshtatshëm për implementimin e këtij sistemi matjeje” thuhet në projektligj.

Ligji e detyron ministrinë përgjegjëse për energjinë që brenda 1  viti nga data e hyrjes në  fuqi të këtij ligji, të përgatisë vlerësimin ekonomik. Në bazë të këtij vlerësimi, ministria përgatit një kalendar për implementimin brenda një periudhë 10-vjeçare të sistemeve inteligjente të matjes.

Gjithashtu ligji e ngarkon ERE të sigurojë ndërveprimin e sistemeve të ndryshme matëse, që do të implementohen në gjithë territorin e vendit, duke i kushtuar rëndësinë e duhur përdorimit të standardeve të përshtatshme si dhe zhvillimit të tregut të brendshëm të energjisë elektrike.

Instalimi i këtyre sistemeve për matjen e energjisë është i kushtueshëm deh aktualisht aplikohet në vendet më standard të lartë jetese.

Revista Monitor,  22.01.2015