Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri takon homologun e tij indian

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë zyrtare në Indi.

Gjatë qëndrimit në New Delhi, Z.Gjiknuri u prit në një takim nga Ministri i Energjisë dhe Naftës së Indisë Z. Shri Dhermenadra dhe nga Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, General V.K. Singh.

Bashkëbiseduesit diskutuan për format e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën ekonomike, mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për të patur një prezencë të investimeve indiane dhe skemat e mundshme për financimin e projekteve nga India. Z.Gjiknuri u ndal konkretisht edhe tek potencialet e vendit për investime në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.

India përfaqëson sot një nga fuqitë ekonomike botërore me rritjen më të madhe ekonomike dhe me ekspansion të madh në investime të fushës së industrisë dhe energjisë.

Gjatë vizitës, Ministri Gjiknuri pati dhe një diskutim me përfaqësuesit e Dhomës së Bashkuar të Bizneseve të Indisë ASSOCHAM, ku morën pjesë kompani ndër më të rëndësishmet në fushën e energjisë e industrisë. Z.Gjiknuri njohu investitorët për mundësitë që ofron vendi ynë në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe masat që po ndërmerr qeveria shqiptare për të krijuar një mjedis sa më favorshëm për rritjen e investimeve.

Z. Gjiknuri pati takime edhe me përfaqësues të shoqërive të njohura në fushën e energjisë dhe naftës, siç është “Tata Power” dhe kompania shtetërore e naftës ONGC. Ministri pati rastin të njihej me arritjet e Indisë në fushën elektroenergjetike, sidomos eksperiencën indiane në uljen e humbjeve në rrjet. Një ulje e ardhur si kombinim i masave shtetërore, manaxheriale dhe investime çka ka sjellë një rezultat domethënës. Z.Gjiknuri vlerësoi se këto janë modele të cilat mund të aplikohen me sukses edhe në Shqipëri.

Ministri Gjiknuri shoqërohej në këto takime nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Z.Dael Dervishi.

energjia.al 21.01.2015