Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akademia e KEDS – shembull për shkollat evropiane

Akademia e KEDS, projekti i KEDS dhe kompanive Çalik Limak në fushën e përgjegjësisë shoqërore në Kosovë, prezantohet si projekt shembull në Konferencën e 12-të të Universiteteve Evropiane

Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve dhe alternativave për zbutjen e papunësisë në Kosovë, Akademia e KEDS është themeluar dhe vlerësuar si projekt shembull në Konferencën e Universiteteve Evropiane.

Konferenca e 12-të e Universiteteve Evropiane, e mbajtur në Stamboll dhe e organizuar në bashkëpunim me Qendrën për mësim gjatë gjithë jetës të Universitetit Bogazici nën përkrahje të Agjencisë Erasmus të Francës, rajonit Rhone-Alpes dhe Kuvendit të Rajoneve Evropiane (AER). Në konferencë ishin prezente shumë universitete dhe ndër tjerash, iu ofrua hapësirë projekteve dhe shembujve më të mira drejt krijimit të lidhjeve ndërmjet akademisë dhe tregut.

Akademia e KEDS, e krijuar nga KEDS me partnerë, është prezantuar në konferencën e mbajtur gjatë muajit të kaluar si projekt shembull që duhet të përcillet nga të gjithë deri sa z.Mesut Serhat Dinc, anëtar i bordit në KEDS, u tregoi të gjithë të pranishmëve që projekti tanimë ka hyrë në vitin e dytë të implementimit dhe se të gjithë pjesëmarrësit e gjeneratës së parë janë punësuar.

Programi i 50 të rinjve

“Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për papunësinë e të rinjve në Kosovë, Akademia e KEDS edhe këtë vit është duke u implementuar nga KEDS në bashkëpunim me Universitetin Bogazici, Universitetin e Prishtinës dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, u shpjegoi z. Dinc të pranishmëve. Për dallim prej vitit të kaluar, në Akademi tanimë janë përfshirë edhe kandidatë nga qytetet tjera, e jo vetëm nga Prishtina. Sikurse edhe herën e parë, në program marrin pjesë 30 nxënës nga shkollat e mesme teknike dhe 20 nga Universiteti i Prishtinës.

“Të gjithë pjesëmarrësit, pas përfundimit të suksesshëm të programit, pranojnë certifikatë Edexcel, certifikatë kjo e pranuar nga të gjitha universitetet Evropiane”, deklaroi z. Dinc për të pranishmit.

Programi i shpërblyer ndërkombëtarisht

Për suksesin e treguar, Akademia e KEDS është shpërblyer me katër çmimet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e përgjegjësisë shoqërore, Stevie Awards. Të gjitha pjesëmarrësit e edicionit të parë të Akademisë janë punësuar dhe tanimë janë pjesë e KEDS.

Akademia e KEDS tani më ka filluar edhe përfshirjen e institucioneve tjera në mbarëvajtjen e programit. Së fundmi, në Akademi kanë ligjëruar edhe ekspertë nga kompania Kosovare e Transmisionit – KOSTT.

energjia.al 21.01.2015