Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Opozita pro HEC-it të Devollit

Pas senacës së parë parlamentare për vitin 2015 ku ishte prezente edhe opozitia, deputetët e Partisë Demokratike u janë rikthyer Komisioneve Parlamentare.

Gjatë komisionit të veprimtarisë prodhuese ku u miratua në parim projektligji për shtesën e trete të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë si autoritet kontraktues dhe kompanisë që do të ndërtojë hidrocentralin e Devollit, kanë votuar pro edhe deputetët e opozitës.

Gjatë këtij kmoisioni, zëvendës Ministri i Eregjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja u është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe paqartësive në lidhje me shtesën e tretë të këtij projekti.

Ndërkohë që deputetët e opozitës kanë qënë aktivë dhe shumë kërkues për të t’u informuar në lidhje më atë që po ndodh realisht me ndërtimin e këtijë hidrocentrali në lumin e Devollit .

Ky hidrocentral pritet që të rrisë me 20% prodhimin e energjisë, ndërkohë që edhe zona përreth pritet që të ketë përfitime në shtrimin zgjerimin dhe riparimin e rrugëve si dhe në shmangien e përmbytjeve. Në këtë projekt numërohen rreth 3000 të punësuar, ku një në tre pesrosna është shqiptar.

Shqiptarja.com 20.01.2015