Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Faturat e energjisë, PD e cilëson “presion”

“Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”,- është kjo shprehje që i përshtatet më së miri grupit parlamentar demokrat.

Në një kohë që deputetët e djathtë akuzojnë nga foltorja e selisë së PD-së zyrtarë apo deputetë të majtë se nuk kanë paguar faturat e energjisë, ata vetë refuzojnë që të paraqesin faturat duke e cilësuar sulm politik.

Deputetët e djathtë e shohin kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për verifikimin e pagesave të energjisë elektrike nga deputetët si presion të qeverisë ndaj opozitës.

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Sherefedin Shehu, në një intervistë për Vizion Plus tha se një kompani private nuk mund të kontrollojë dot Kuvendin, as të zgjedhurit e popullit, pasi nuk e ka këtë kompetencë.

Për Shehun kjo nuk është një nismë që kërkon të shtojë arkëtimet e kompanisë, por një kat politik i urdhëruar nga Kryeministri. Sipas tij, nëse ka deputetë të cilët nuk kanë paguar detyrimet, kjo mund të zgjidhet në mënyrë ligjore.

OSHEE i dërgoi një letër Kuvendit më 29 dhjetor 2014, ku kërkohej që 140 deputetët duhet t’i dorëzojnë kompanisë kontratat dhe librezat e energjisë për familjet dhe bizneset e tyre.

Gazeta Dita, 19.01.2015