Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE shton sportelet për të shmangur rradhët

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në kuadër të vendosjes së ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike në vend dhe sensibilizimit të klientëve tariforë për pagesën e faturës së energjisë elektrike, përveç aplikimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste, ka marrë masa të vazhdueshme për të përballuar fluksin në sportelet e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK).

Duke qenë se afati final për aplikimin e skemave lehtësuese është 28 Shkurti, numri i qytetarëve pranë sporteleve të OSHEE-së në Tiranë dhe rrethe ka ardhur në rritje. Për të përballuar këtë fluks, kompania ka hapur qendra të reja për pagesat e faturave dhe shërbimin ndaj klientit.

Deri më tani, OSHEE ka shtuar 28 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë territorin. Në Tiranë, ku edhe fluksi është i lartë, janë hapur 8 KNK të reja, duke e çuar numrin në total për këtë rajon në 21 qendra.

Bashkë me sportelet e reja të hapura, në total në rang vendi funksionojnë aktualisht 84 qendra të Kujdesit ndaj Klientit. KNK-të janë duke ofruar shërbim me orar të zgjatur deri në mbrëmje, në 7 ditë të javës, për të ju përgjigjur sa më shpejt qytetarëve në kryerjen e veprimeve.

Shoqëria i bën thirrje konsumatorëve të respektojnë akt-marrëveshjet e lidhura për pagesat me këste, duke vijuar njëkohësisht me shlyerjen e faturës korrente dhe debisw, siç parashikon akt-marrëveshja. Mos pagesa e faturës korente ose debisë bën që aktmarrëveshja të bëhet e pavlefshme për këta qytetarë.

Nisur nga kërkesat e vazhdueshme, kompania ripublikon adresat e qendrave ku bëhen likujdimi i faturave dhe shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit për rajonin e Tiranës. Listën e gjeni edhe në faqen e internetit.

Qendrat ekzistuese të Kujdesit në Tiranë dhe arkat (adresat):

1.Bulevardi “Gjergj Fishta” (përballë “Hotel Diplomat”)
2.Rruga “Ferit Xhajko” (pranë Tregut te Medresesë)
3.Rruga “Ali Demi” (ish-komisariati i policisë)
4.Komuna e Parisit, Rruga “Abraham Linconln”
5.Kamëz, rr. Bulevardi Blu, ndertesa 7
6.Rruga “Don Bosko”,
7.Sauk – Rruga “Sauk”, Rr. Herman Gmeiner
8.Rruga “Qemal Stafa”, Prokuroria Përgjithshme
9.Rruga “Çamëria” (përballë Postës Qendrore)
10.Rruga “Kombinat”,
11.Rruga “Pandi Dardha” (Laprakë), prane Lori Caffe
12.Rruga “21-Dhjetori” (te kryqëzimi), prane Raiffeisen Bank
13.Rruga “Abdyl Frashëri” (Pranë Librit Universitar)

Qendrat dhe sportelet e reja të OSHEE:

14.Unaza e Re, Kashar, Yzberisht, Rruga “Teodor Keko”, Pallatet Romario, Nr. 9, Kati i Parë
15.Pallati me Shigjeta, Rruga “Irfan Tomini”, Pallati G&P, Kati 1, Tirane
16.Fresku, Komuna Dajt, Lagjia “Qesarak”, Rruga “Muhamet Deliu”, Pall Nr. Kati i Parë
17.Drejtoria Rajonale, njësia bashkiake nr.9, Rr. “Reshit Petrela”
18.Zyrat e njësisë Tirana 1, njesia Bashkiake Nr.10, Rr. “Mihal Duri”, prane Ministrise se Arsimit
19.Njësia 2, Adresa: Njesia Bashkiake Nr.1, Rr. “Shemsi Haka”, Prane Kryegjyshates Bektashiane
20.Njësia 3, Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Fushe Mezes, Kashar, tek mbikalimi Kamez, pallati nr.7, kati i pare (Arke)
21.Bathore, Adresa: Tirane, Kamez, Rruga “Demokracia”, Lagjia Bathore Kamez

energjia.al 09.01.2015