Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkarkohet drejtori i DAR, debitor i OSHEE

Ishte debitor i energjisë elektrike, ministrja e Arsimit shkarkon nga puna Drejtorin e Arsimit në Malësinë e Madhe, Vlash Linadi. Sipas burimeve të kësaj ministrie, nga verifikimet është konstatuar se Linadi prej disa muajsh nuk kishte paguar energjinë elektrike dhe shuma e debisë është në masën 130,490 lekë, ndaj operatorit të shitjes së energjisë elektrike.

Vendimi për shkarkimin e tij nga puna ka ardhur si pasojë e urdhrit të lëshuar nga Kryeministri Rama, i cili thotë që është e papranueshme që punonjësit e administratës shtetërore të jenë debitorë të energjisë. Si pasojë e kësaj të gjitha ministritë kanë ngritur grupet e punës në bashkëpunim me OSHEE-në, që të konstatojnë të gjitha borxhet e punonjësve të administratës. Numri i të shkarkuarve shkon me qindra të tillë.

Në një komunikatën për shtyp, ministrja Nikolla i bën thirrje të gjithë punonjësve arsimorë që të paguajnë energjinë elektrike, si një detyrim ligjor i shtetit të së drejtës. “Ministrja e Arsimit dhe Sportit, i bën thirrje të gjithë trupës së punonjësve në sistemin arsimor se detyrimi për pagesën e energjisë elektrike është një detyrim ligjor, pasi në një shtet të së drejtës, në një vend demokratik, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Kultura e zbatimit të ligjit duhet të fillojë që nga bankat e shkollave, me përfshirjen e mësuesve, pedagogëve, studentëve, prindërve dhe komunitetin.

Vetëm kështu, duke edukuar qytetarë evropian të një vendi evropian, mund të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një të nesërme krejtësisht tjetër për vendin tone”,- thuhet në Komunikatën e MAS.

Gazeta Shqip, 21.12.2014