Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lushnjë, humb jetën nga energjia elektrike

Një 25-vjeçar nga fshati Hysgjokaj në Lushnjë ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një kontakti me energjinë elektrike. Alqi Xhebexhiu ka qenë duke punuar në garazhin e makinës së tij kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, të cilin e kishte lidhur në një distancë të ulët nga toka, vetëm 1.2 metër. Kontakti me elektricitetin ka bërë që në punë e sipër i riu ta prekë kabullin elektrik duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e Lushnjës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarje.

25 vjeçari-Alqi Xhebexhiu është transportuar i vdekur për në morgun e spitalit të Lushnjës ku do t’i kryhet edhe një ekspertizë mjeko-ligjore.

Shqiptarja.com 21.12.2014