Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kryekomunarët nisin të shlyejnë borxhet

Aksioni për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike vijon në çdo qytet e komunë të vendit dhe efektet pozitive në financat e kompanisë OSHEE janë të ndjeshme.

Në masë pjesa dërrmuese e familjarëve vijojnë të qëndrojnë në radhë për të shlyer detyrimet e prapambetura, duke përfituar edhe nga falja e pjesshme e kamat-vonesave dhe mundësia e shlyerjes së borxheve me anë të kësteve.

Ndërkohë që borxhet e e punonjësve të administratës shtetërore janë duke u zeruar edhe për shkak se debitorët rrezikonin humbjen e vendit të punës nëse kishin fatura të papaguara të energjisë.

OSHEE bëri të ditur disa ditë më parë listën e kryekomunarëve që kishin 637 mijë dollarë borxh energji elektrike. Në krye qëndronte kryekomunari i Lazaratit me 147 mijë dollarë borxh.

Pjesa dërrmuese e tyre shlyen detyrimet, ndërsa në komunën Vllahinë, OSHEE ka sqaruar se kryekomunarin Gëzim Hoxha se katër kontratat e deklaruara nuk ishin të tij, por të personave të tjerë me të njëjtin emër dhe mbiemër.

Ndërkohë, në gjykatë vijon prej 2 vjetësh gjyqi ndaj një gjobe të vendosur nga ish-CEZ dukshëm në mënyrë abuzive, me një vlerë mbi 55 milionë lekë të vjetra ndaj të zgjedhurit lokal në fjalë.

Burime nga OSHEE bëjnë me dije se së shpejti do të publikohet edhe lista e kryebashkiakëve aktualë që janë debitorë ndaj kompanisë. Nga 385 drejtues të njësive vendore, 122 janë debitorë.

Ata zotërojnë 166 kontrata, në 83 raste është ndërprerë lidhja dhe është rilidhur në 42 prej tyre, pas pagesës së borxheve, ndërkohë që vetëm në një ditë janë paguar 10 milionë lekë borxhe.

Top Channel, 20.12.2014