Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dimensionet europiane dhe rajonale të TAP

Europa për të përmbushur kërkesën e saj afatgjatë për energjika nevojë për burime të reja gazi. Gazi natyror pritet të luajë rol gjithmonë e më të rëndësishëm në përbërjen europiane të energjisë për dhjetëvjeçarët në vazhdim. Burimet energjetike në Kaspik përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për Euopën në përballimin e sfidave të saj energjetike. Duke qenë se, tashmë ka rrugë furnizimi që lidhin tregjet europiane me furnizime nga Rusia, Afrika dhe Deti i Veriut, korridori i ri energjetik nga Kaspiku, do të sigurojë diversitet të furnizimit me gaz dhe do të ulë rrezikun e varësisë së tepërme nga një burim i vetëm furnizimi. Ai do të ndihmojë në hapjen e një linje të re transporti dhe do të ofrojë një burim të ri gazi për Europën. Shumë vende në Europën Juglindore, duke qenë se janë të lidhura vetëm me një burim për furnizimin e tyre me gaz, janë tejet të prekshme nga ndërprerjet në furnizim dhe çmimet jokonkurruese. Disa vende të tjera në rajon, si Shqipëria, nuk janë fare të lidhura me rrjetin e gazit. Ato përdorin qymyrin dhe naftën për përmbushjen e nevojave të tyre energjetike.

TAP-i do të hapë rrugën që burime të reja energjie të hyjnë në këto tregje dhe ndërkohë do të promovojë zhvillimin e sektorëve të tyre energjetikë. Duke pranuar kontributin thelbësor për qëllimin strategjik të përforcimit të diversitetit dhe sigurisë energjetike të Europës, Komisioni Europian dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështesin ndërtimin e TAP-it. Megjithatë, integrimi dhe diversifikimi i furnizimit me gaz për BE-në nuk është vetëm një synim i politikave strategjike. Duke përmirësuar likuiditetin dhe konkurrencën e tregjeve energjetike europiane, TAP-i do të sigurojë gjithashtu një marrëveshje më të mirë si për prodhuesit e energjisë, ashtu edhe për konsumatorët.

Përfitimet për vendet pritëse

Përfitimet ekonomike dhe strategjike të TAP-it janë gjithashtu të rëndësishme në nivel kombëtar për vendet nëpër të cilët kalon gazsjellësi. Greqia, Shqipëria dhe Italia, në shkurt të vitit 2013 kanë nënshkruar një Marrëveshje Ndërqeveritare (IGA) në mbështetje të TAP-it, dhe ato vazhdojnë të bashkëpunojnë plotësisht me projektin.Për më tepër, TAP-i ka hyrë në marrëveshje të tjera me rëndësi në nivel kombëtar, siç janë marrëveshjet me vendin pritës (HGA-të) me Greqinë dhe Shqipërinë, opinioni pozitiv mbi përjashtimin për aksesin e palës së tretë (TPA) nga rregullatorët kombëtarë të energjisë, si dhe Vlerësimet e Ndikimit Mjedisor dhe Social (miratuar në Shqipëri, pritet miratimi edhe në Greqi dheItali). Përveç nxitjes për zhvillimin e tyre ekonomik, si pasojë e furnizimeve të reja me energji, ndërtimi i gazsjellësit në vendet pritëse të TAP-it do të tërheqë investime të huaja të konsiderueshme. Ekspertët e pavarur kanë përllogaritur se në këto vende do të hapen shumë vende të reja pune, drejtpërsëdrejti nga kontraktorët e TAP-it dhe në mënyrë të tërthortë përmes të ashtuquajturve ndikime “si rrjedhojë” në prodhim, shërbime komunale, transport, komunikacion dhe shërbime financiare e biznesi. Vendet pritëse do të gëzojnë gjithashtu status të lartësuar si rrugëdalje dhe pika lidhjeje në hartën energjetike europiane.

Rëndësia rajonale e TAP

Në nivel rajonal, TAP do të ndihmojë edhe në realizimin e synimit të Bashkimit Europian për furnizimin me gaz të Europës Juglindore. Në shtator të vitit 2013, Konsorciumi i Shah Deniz-it ka nënshkruar marrëveshje për shitjen e gazit me blerës nga Europa, përfshirë kompani energjetike në Greqi dhe Bullgari. Duke vlerësuar shtysën që kjo marrëveshje do t’i jepte zhvillimit të tyre ekonomik dhe social, qeveritë e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi, në maj të vitit 2013 kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) në mbështetje të TAP-it. Të njëjtat vende kanë rënë gjithashtu dakord të mbështesin Gazsjellësin e propozuar Jonian Adriatik, që planifikohet të lidhet me TAP-in në Shqipëri, duke e bërë këtë vend nyje për kalimin e gazit Kaspik drejt Ballkanit Perëndimor. Tregje të tjera me kërkesa të larta energjetike në rajon si: Bullgaria, Sllovenia, Hungaria, Serbia dhe Maqedonia, gjithashtu mund të përfitojnë nga TAP-i.

Revista Monitor, 21.12.2014