Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdon aksioni i OSHEE dhe policisë

Aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjeve të energjisë elektrike ka vijuar edhe gjatë tre ditëve të fundit në mbarë vendin, ndërsa në pranga janë venë 16 persona, dhe 18 janë shpallur në kërkim. Ndërkaq, ndiqen në gjendje të lirë 5 persona. Gjatë tre ditëve të fundit në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 112 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, duke ushtruar kontrolle në terren tek abonentët biznes dhe familjarë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 39 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 39 autorë.

Ndërkaq, sipas policisë janë kryer kontrolle të përbashkëta me OSHEE në 6513 raste, dhe janë ndërprerë 3 002 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Gjithashtu po dje janë kontrolluar 252 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Shqiptarja.com  19.12.2014