Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Meta takon ministrin azer të energjisë

Kryetari i Kuvendit priti sot Ministrin e Industrisë dhe Energjitikës së Azerbajxhanit z. Natig Aliyev i cili shoqërohej prej Zv. Ministrit të Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit z. Khalaf Khalafov dhe Presidentit të kompanisë shtetërore azere të naftës SOCAR z. Rovnag Abdullayev.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Ministrin Aliyev dhe delegacionit azer, vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit kanë rëndësi strategjike duke marrë në konsideratë avancimin e Projektit TAP dhe IAP.

Në këtë kuadër z. Meta shprehu mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për thellimin konkret të bashkëpunimit mes dy vendeve duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy ministrive të energjitikës në funksion të gazifikimit të Shqipërisë ofron potenciale të mëdha zhvillimi për vendin dhe rajonin tonë.

Ministri i Industrisë dhe Energjitikës së Azerbajxhanit z. Natig Aliyev u shpreh se bashkëpunimi aktiv mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe gazit po thellohet gjithnjë e më tepër duke nënvizuar se përmes projektit TAP, Azerbajxhani krijon një lidhje të fortë me Evropën dhe së bashku me Shqipërinë kontribuojnë në forcimin e sigurisë energjitike të hapësirës evropiane.

Kryetari Meta dhe Ministri Aliyev ndanë bindjen se progresi i projektit TAP dhe IAP si dhe gazifikimi i mëtejshëm i vendit e kthejnë Shqipërinë në një portë hyrëse për investimet azere në rajon në fusha të ndryshme, dhe për rrjedhojë ofrojnë potenciale të shumta për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, dhe në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do të ofrojë mbështetjen e tij të plotë.

energjia.al 19.12.2014