Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maliq, Rama: Kërkesë për të paguar energjinë

Kërkesa për pagimin e faturave të energjisë elektrike ka shoqëruar takimet e kryeministrit Rama në juglindje të vendit. Në turin e takimeve të zhvilluara në qarkun e Korçës, kreu i qeverisë kërkoi që të gjithë të ndërgjegjësohen dhe të bëhen pjesë e politikave të qeverisë për të rikthyer shtetin ligjor në pozitat e tij.

“Vitin e ardhshëm do japim gjithë mbështetjen e nevojshme, siç ta dhamë këtë vit, në mënyrë që jo vetëm të krijojmë këtë rrjetin për njëmijë familje që lidhen me punësim këtu, por të riciklojmë gjithë këto mbeturina që deri dje mbushnin lumenjtë dhe na shkatërruan dhe përveç kësaj, të ulim koston e ngrohjes. Kështu që, me një ulje 40% të kostos së ngrohjes familjare, edhe faturat e energjisë paguhen më me kënaqësi. E mbi të gjitha paguani energjinë”, u tha Rama banorëve.

Gjatë vizitës që zhvilloi në qytetin e Pogradecit, Rama pasi pa nga afër punimet që po kryhen për projektin e rikonstruksionit të njërës prej rrugëve, dëgjoi nga afër pretendimet dhe kërkesat e banorëve të zonës për qeverinë.

Ndërkohë që një vizitë Rama zhvilloi edhe në Maliq, ku vizitoi një fabrikë në të cilën mbetjet e drurit përpunohen për t’u përdorur për ngrohje, proces që cilësohet si energji e gjelbër.

“Qeveria jonë kritikohet se po bën shumë gjëra dhe po i bën shumë shpejt. Ne e kritikojmë veten se po bëjmë më pak se ç’duam dhe po i bëjmë më ngadalë se ç’duhet. Kështu që vitin e ardhshëm do japim gjithë mbështetjen e nevojshme, siç e dhamë këtë vit, në mënyrë që jo vetëm të krijojmë këtë rrjet për njëmijë familje që lidhen me punësimin këtu, por të riciklojmë gjithë këto mbeturina që deri dje mbushnin lumenjtë dhe na shkatërruan. Dhe përveç kësaj, të ulim koston e ngrohjes. Kështu që, me një ulje 40% të kostos së ngrohjes familjare, edhe faturat e energjisë paguhen më me kënaqësi.E mbi të gjitha paguani energjinë”, deklaroi Rama.

​Ndërkohë që në Korçë, Rama u ndal të ndryshimet e bëra në qendër të qytetit duke mos anashkaluar Kullën Paronamike të ndërtuar në qendër të qytetit, e cila ka ngjallur jo pak polemika. Sipas Ramës, të gjithë ata që e kanë sharë kullën e re të Korçës duhet të vijnë dhe ta shohin si objekt pasi në këtë mënyrë mund të shërojnë shpirtin nga gjurmët e estetikës sovjetike.

Shqiptarja.com 19.12.2014