Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

UNDP, fushatë për efiçiencën e energjisë

Në kuadër të projektit Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët (SLED), UNDP do të mbajë një ngjarje promovuese ku do të përurohet këndi për efiçiencë të energjisë në komunën e Prishtinës dhe njëkohësisht do të prezantohet fushata ndërgjegjësuese për këtë fushë.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është shpërndarja e informatave mbi efiçiencën e energjisë dhe rritja e numrit të njerëzve të informuar mbi këto masa dhe produktet e EE-së.

Ngjarja që do të mbahet në Komunën e Prishtinës do të tubojë zyrtarë të të gjitha komunave ku janë themeluar info-këndet deri më tani si dhe do të jenë të pranishëm edhe Dardan Sejdiu, Zëvendëskryetar të Komunës, Znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Luan Morina, Udhëheqës i Departamentit të Energjisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bedri Dragusha, Kryeshef i Agjensionit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Projekti Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim .

Agjensia e lajmeve ekonomia, 17.12.2014