Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia: Blue Stream, drejt Turqisë

Presidenti Vladimir Putin i Rusisë tha të enjten se Rusia do të rrisë furnizimin me energji në Turqi nëpërmjet tubacionit Blue Stream. Bashkëpunimi i Rusisë me Turqinë në lidhje me burimet e energjisë ishte një çështje që Putin e diskutoi gjatë konferencës së tij vjetore në 18 dhjetor.

Ndërkohë, Bullgaria pret një zgjidhje përfundimtare për çështjen e tubacionit South Stream duke pas njoftimit të Putin mbi anulimin e projektit në Turqi në 2 dhjetor. Ministrat e energjisë të Bullgarisë dhe Rusisë, Temenujka Petkova dhe Alexander Novak

përkatësisht, do të diskutojnë të ardhmen e projektit të tubacionit përmes telefonit të premten, sipas zyrtarëve të Ministrisë të Energjisë të Bullgarisë. ‘Është vështirë ti shpjegosh njerëzve se në qoftë se South Stream do të kalojë përmes Bullgarisë nuk është mirë, por në qoftë se kalon përmes Turqisë dhe Greqisë është ok,’ tha kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Ai shtoi se Bullgaria pret një zgjidhje përfundimtare pas diskutimit me Rusinë të premten.

Revista Monitor, 19.12.2014