Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova importon shumë energji

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bilancin e Energjisë për TM3 2014.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2014, prodhimi i thëngjillit është 1,366.8 mijë tonë, kurse sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar ne termocentrale është 889.6 GWh dhe në hidrocentrale është 28.8 GWh.

Në këtë tremujor, Kosova ka importuar 337.1 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 1.4 GWh energji elektrike.

Sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 908.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 3 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 4.2%.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 18.12.2014