Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS-i nuk lëshon kuponë fiskalë

Konsorciumi turk “Limak- Çalik”, i cili para 2 vjetësh privatizoi Distribucionin për Furnizim me Energji Elektrike, po vazhdon t’i shkelë ligjet e Kosovës.

KEDS-i që nga koha kur e filloi aktivitetin në Kosovë ka vazhduar ta shkelë Ligjin për Administratën Tatimore, kjo pasi që ata janë të obliguar të furnizohen me arka fiskale, mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë bërë ende.

Neni 13 i Ligjit për Administratën Tatimore dhe procedurat thuhet se të gjitha bizneset e përfshirë në aktivitete ekonomike, të cilave u kërkohet të instalojnë pajisjet fiskale.

Telegrafi, 18.12.2014