Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Emigrantët ndihmojnë për faturat e energjisë

Tashmë është klishe të thuash se emigrantët historikisht kanë mbajtur me të ardhurat e tyre familjarët në atdhe.

Por së fundmi një numër në rritje shqiptarësh në Britani kanë filluar të dërgojnë para për të ndihmuar të afërmit e tyre, për një arsye tjetër të ditës, pikërisht për të paguar faturat e papaguara dhe kamatvonesat për energjinë e papaguar ndër vite.

Top Channel ka kontakuar një numër shqiptarësh të Britanisë që e kanë bërë ndërkohë këtë veprim, duke dërguar shumat e duhura për të paguar faturat për familjarët e tyre që nuk kanë mundësi të paguajnë shumat që i detyrohen shtetit.

Ata konfirmuan këtë fakt, por nuk pranuan të intervistohen me kamera për arsye personale që lidhet me identifikimin e tyre apo edhe për të shmangur kërkesa të tjera nga të afërm të tjerë të tyre për ndihmë finanacire nga ata, pasi siç thonë, këto janë kursime të tyre nga puna që bëjnë në emigracion.

Shqiptarët e kontaktuar nga Top-Channel në Londër, per shkak edhe të të jetuarit jashtë shtetit e shohin pagimin e energjisë si gjënë më normale, gjë që nuk mund ta shmangin kurrësesi aty ku jejtojnë.

Por ata kanë edhe shqetësimin për familjarët e tyre që mund të kenë pasoja dhe penalitete nëse nuk shlyejnë energjinë e papaguar nisur nga vendosmëria e demonstruar nga shteti në këtë fushatë të vonuar në kohë.

Top Channel, 19.12.2014