Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP nis parakualifikimet për tubat e gazit

Gazësjellësi TAP nis hapat konkrete të ndërtimit të tij në territorin e Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një njoftim për shtyp të sajin nga selia qendrore në Zvicër, kompania Trans Adriatik Pipeline, bën të ditur se ka nisur procesi i parakualifikues për linjat e brendshme të tubacionit dhe për kthesat e tubacioneve. Zbatimi për këtë kontratë është ndarë në gjashtë lote, të cilët do të bashkohen në daljet e gazësjellësit që do të jenë në Kavallë të Greqisë dhe në Durrës-Shqiperi.

Në njoftimin e TAP, bëhet e ditur ndër të tjera se detajet konkrete të kësaj kontrate do të bëhen të ditur me publikim e Fletores Zyrtare të Bashkimit Europian.

Shtrirja për këtë linjë gazi është rreth 780 kilometër, me një peshë totale prej 443 mijë tonë dhe me diametrat përkatës: 121.92 cemtimetra dhe 91.44 centimetra.

Drejtori i Prokurimeve në TAP, Knut Steinar Kvindesland, tha se “TAP e ka bërë ndarjen e kësaj kontrate në gjashtë lote të veçante për të t’i dhënë mundësi makimale kompanive që të përgatiten seriozisht për këtë projekt. Përzgjedhja e pjesëmarrësve potencialë në këtë kontratë sikurse është bërë edhe në të gjitha kontratat e tjera të TAP, do të jetë rigoroze. Një prej prioriteteve kryesore që kontraktoret tanë duhet të përmbushin janë standardet më të larta në ruajtjen e shëndetit, sigurisë maklsimale dhe ambjentit, dhe angazhimit të plotë të politikës së TAP për “zero rrezik”.

Trans Adriatik Pipeline do të hapë procesin parakualifikues për linjat e jashtme në fillimin e vitit 2015.

Shqiptarja.com 18.12.2014